Tahiri i bën thirrje Qeverisë të reflektojë në lidhje me Trustin: Është kërkesë e qytetarëve

Tahiri i bën thirrje Qeverisë të reflektojë në lidhje me Trustin: Është kërkesë e qytetarëve

Të enjtën, në seancën e re të Kuvendit të Kosovës, do të diskutohër për Trustin.

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti të refelektojë karshi qytetarëve dhe kërkesave të tyre.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë tha se tërheqja e mjeteve nga Trusti është kërkesë e qytetarëve dhe ato do t’i ndihmonin familjet të dilnin sado pak nga kriza.

“Ne e dimë që në rrethana të tjera s’do të duhej të diskutohej. Por gjendjen që e solli Qeveria vendin tonë, karshi kësaj krize sepse çdo ditë po i përjetojmë ngritjet e mëdha të çmimeve. Në katër ditët e fundit, në asnjë ditë çmimi i naftës nuk ka qenë i njëjtë, është rritur. Sot në gjendjen që kemi ardhur kur qytetarët po humbasin shpresën të jetojnë këtu, e vetmja zgjidhje që po I lë qeveria është emigrimi. Trusti e zbut sadopak krizën, i bëjmë thirrje qeverisë që të reflektojë karshi qytetarëve dhe kërkesave të tyre”.

“Çështja e Trustit prek një numër të madh familjesh që në mesin e tyre kanë studentë, nxënës, prindër të moshuar që mbajnë. Efekti zinxhiror i këtyre të ardhurave do të jetë jashtëzakonisht i madh”, tha Tahiri.

Related Articles