Marcelo “shpërthen” në lot në konferencën lamtumirëse te Real Madridi (VIDEO)

Marcelo “shpërthen” në lot në konferencën lamtumirëse te Real Madridi (VIDEO)

Futbollisti brazilian, Marcelo zyrtarisht do të largohet nga Real Madridi këtë verë.

Lajmin e konfirmoi edhe Los Blancos përmes një komunikate për media të dielën.

Marcelo sot po e mban një konferencë lamtumirëse në ambientet e klubit mbretëror ku po merr pjesë edhe presidenti i klubit, Florentino Perez.

Gjatë fjalëve të para të tij, Marcelo “shpërtheu” në lot duke mos arritur të përmbahet nga emocionet.

Marcelo është futbollisti më i trofeshëm në histori të klubit mbretëror.

Mbrojtësi brazilian është pjesë e 14 herë kampionëve të Evropës që nga viti 2007 kur u transferua nga Fluminense.

Related Articles