“Na ka tronditur”, tragjedia e rëndë në Podujevë, reagon kryetari i komunës

“Na ka tronditur”, tragjedia e rëndë në Podujevë, reagon kryetari i komunës

Një person ka humbur jetën, pasi i njëjti është qëlluar me armë zjarri në fshatin Peran të Podujevës.

 Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar me një shkrim në Facebook ku thotë se është i tronditur me rastin.

Ai u shprehi ngushëllime familjes dhe miqëve duke u lutur që ky të jetë rasti i fundit i vrasjeve në vendin tonë.

“Rasti i vrasjes në Peran të Podujevës na ka tronditur të gjithëve. Duke u lutur që të jetë i fundit ky rast i vrasjes, ngushëllime familjes dhe miqve!”, shkroi Bulliqi

Rastin është konfirmuar për Gazetën Enigma, nga zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”, është shprehur Borovci.

Related Articles