FC Prishtina është një fazë tranzicion në të cilën shumë futbollistë janë duke u larguar nga klubi.
Në mediet e Shqipërisë është duke u raportuar se mbrojtësi Mici ka arritur marrëveshje me Partizanin dhe është në pritje të dokumentacionit nga klubi kryeqytetas.
Insajderi ka kontaktuar trajnerin e Prishtinës, Ismet Munishin, i cili ka deklaruar se sa është në dijeni Mici është futbollist i klubit bardh e kaltër.
“Sa e di unë ai nuk e ka shkëputur kontratën. E dua me çdo kusht edhe për sezonin e ardhshëm. Ai do të jetë kapiteni i skuadrës”, ishte përgjigja e trajnerit Munishi.
Mici, 31-vjeçar, sezonin e kaluar zhvilloi 28 ndeshje.
Mbrojtësi shqiptar ishte transferuar në vitin 2020 nga Shkëndija e Tetovës.