Sport Club “Gjilani” ka mësuar emrin e kundërshtarit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Enigma.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani do të luajë ndaj skuadrës Liepajës nga Latvia.
Menjëherë pasi mësuan kundërshtarin, tifozët gjilanas “Skifterat” kanë pushtuar faqen zyrtare të klubit nga Latvia duke komentuar ngjyrat e klubit kuq e bardhë.
Gjilani siguroi kualifikimin në garat evropiane pasi e mbylli sezonin në vendin e tretë.
Kujtojmë që shorti është tërhequr në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 13:00.
Duelet e para të këtij raundi kualifikues të Ligës së Konferencës do të luhet më 7 korrik kurse ato të kthimit pas një jave.
/GAZETA ENIGMA/