Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën – do të mbahet shqyrtimi kryesor për rastin e sulmit fizik të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit.
Gjatë një debati televiziv të “T7”, diskutimi kishte dalë jashtë kontrollit në mes Haki Abazit atëherë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Dardan Molliqajt kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD.
Pas debatit i cili kishte përfunduar me fyerje, ishte raportuar se Molliqaj e ka sulmuar Abazin.
Më vonë ishin publikuar edhe lajmet e kamerave. /Gazeta Enigma/