Ushtria ukrainase po pëson “humbje të dhimbshme” në rajonin lindor të Donbasit dhe zona të tjera të vijës së frontit në Ukrainë.
Kështu tha presidenti Volodymyr Zelensky në videoadresimin e tij të zakonshëm të orëve të vona.
Ai theksoi se Ukraina kishte nevojë për armë moderne anti-raketore për të mbrojtur territorin e saj.
Zelensky tha gjithashtu se ai priste inspektime të logjistikës në ushtri pas raportimeve se disa ushtarakë ukrainas nuk kishin pajisje mbrojtëse personale të mjaftueshme.
Ai tha se është jetike të mbrohet Donbasi, duke shtuar se ky rajon është “kyç për përcaktimin se kush do të dominojë në javët e ardhshme”.
“Sa më shumë humbje të pësojë armiku atje, aq më pak fuqi do të kenë për të vazhduar agresionin”, tha Zelensky.
Ai tha se ndërsa luftimet më të ashpra janë në Severodonetsk dhe në të gjitha qytetet dhe zonat aty pranë, “humbjet, për fat të keq, janë të dhimbshme – por ne duhet të qëndrojmë, ky është shteti jonë”.