Piloti spanjoll i Formula 1, Fernando Alonso vendosi një rekord të ri, pasi kaloi ish-rivalin e tij Michael Schumacher për kohë gjatësinë në pistat e këtyre garave.
Alonso u bë piloti me më shumë paraqitje në Formula 1 pasi ishte prezent në garën për Grand Prix të Azerbajxhanit të dielën në rrugët e Bakus.
Spanjolli 40 vjeç është ende i shkëlqyer dhe shumë konkurrues në makinën e tij Alipne.
Alonso ka garuar për më shumë se 20 vjet dhe pas një fundjave garash në Azerbajxhan, domethënë kualifikimit për garën e së shtunës së shkuar, ai u bë shoferi më jetëgjatë në historinë e Formula 1.
Ai theu kështu rekordin e Schumacherit prej 21 vitesh e tre muajsh, ndërsa Alonso ishte i pranishëm në “cirkun më të shpejtë në botë” për 21 vjet, tre muaj e tetë ditë.
Është interesante që asnjë pilot aktual përveç Alonsos nuk është në Top 10 kur bëhet fjalë për listën e atyre me mandatin më të gjatë në Formula 1.
Vetëm Lewis Hamilton është afër t’i bashkohet kësaj kompanie të zgjedhur.
Kujtojmë, Alonso e përfundoi garën e së dielës në Azerbajxhan në vendin e shtatë dhe aktualisht është i 11-ti në renditjen e pilotëve me 16 pikë.