20-vjeçari theret me thikë pas një përleshje në Fushë Kosovë, dërgohet në spital

20-vjeçari theret me thikë pas një përleshje në Fushë Kosovë, dërgohet në spital

Një ngatërresë mes të rinjve ka ndodhur të enjten në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës dhe si pasojë e ka pësuar njëri nga të dyshuarit.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se dy 20-vjeçarë ishin përleshur fillimisht me njëri-tjetrin, derisa situata u tensionua dhe njëri prej tyre nxori thikën, duke e goditur tjetrin në shpinë.

Siç mëson Sinjali, Policia është njoftuar për rastin nga disa qytetarë, me ç’rast një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur personi i therur, teksa i dyshuari tjetër ka ikur.

Në vendin ku ndodhi sulmi, Policia ka gjetur edhe thikën që dyshohet të jetë përdorur në rast nga i dyshuari, i cili gjendet tashmë në arrati.

Ndërkohë, i riu që u ther, është shoqëruar po ashtu në Polici dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “sulm”, derisa i dyshuari që ka ikur do të hetohet për “lëndim të rëndë trupor” dhe “posedim të paautorizuar të armës”.

Related Articles