Sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, partnerët evropian kanë këshilluar qeverinë e Kosovës, që kjo e fundit të mos aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, para se Kosova të sigurojë shumicën e votave të nevojshme për të qenë pjesë e kësaj organizate.
Von Cramon, përmes një statusi në rrjetin e saj social në Twitter, ka bërë të ditur se një qëndrim të tillë kanë mbajtur pothuajse të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.
“Edhe pse shumë njerëz e mbështesin aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ata të gjithë kanë këshilluar qeverinë që të presë për sa i përket dorëzimit të aplikacionit dhe të sigurohet që Kosova ka siguruar shumicën në Këshillin e Evropës. Pak a shumë të gjithë partnerët ndërkombëtarë e kanë thënë këtë”, ka shkruar Cramon.