S’ka dakordim ndërmjet Kurtit dhe veteranëve, vazhdojnë protestat

S’ka dakordim ndërmjet Kurtit dhe veteranëve, vazhdojnë protestat

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, është takuar me kryeministrin Kurti dhe me disa nga përfaqësuesite OVL-UÇK-së. Takimi zgjati për rreth dy orë, derisa Klinaku njoftoi se nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me kryeministrin.

Kryeministri i Kosovës dhe Klinaku nuk arritën të dakordohen për çështjen që kategoria e veteranëve të përfshihet në Ligjin për pagën minimale.

“Me kryeministrin nuk u dakroduam sepse ne kërkuam të kthehet pika 3.1 që e ka ndryshuar kjo Qeveri me Kuvendin e Kosovës që e kanë larguar beneficionin e veteranëve të luftës që me ligj nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale… Ne i thamë që pika 3.1 të kthehet dhe seanca që do të mbahen ne vazhdojmë protesta”, tha Klinaku.

“Kurdo që të ketë seancë të Kuvendit ne do të vazhdojmë me protesta”, tha ai ndër të tjera.

Sipas tij Kurti i ka thënë se pas takimit do t`i dorëzoj disa propozime me shkrim.

“Na tha se do të na i dërgoj disa propozime me shkrim, por nuk e dimë se çfarë”, tha ai.

Related Articles