Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë

Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë

Policia e Kosovës ka raportuar për shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Prizren, Dragash, Suharekë dhe Rahovec.

Prishtinë 17.06.2022 – 16:35. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare po ushtron dhunë ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Podujevë 17.06.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 17.06.2022 – 17:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 17.06.2022 – 13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje. I njëjti pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Related Articles