16 raste të reja me COVID në Kosovë

16 raste të reja me COVID në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 16 raste të reja me COVID-19, ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë vdekje nga ky virus.

Sipas IKShPK-së, janë shëruar edhe tetë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 282.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 103 mijë e 70 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 101./Gazeta Enigma/

Related Articles