Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në orën 11:00 pritet të takohet me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.
Sipas njoftimit të presidencës, mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit (ora 10:50), ndërsa pas përfundimit do të ketë komunikatë për media.
Takimi do të mbahet në kabinetin e presidentes. /Gazeta Enigma/