11 persona kanë vendosur të protestojnë lidhur me pakënaqësitë që kanë me një konkurs të shpallur në Kombinatin Metalurgjik “Trepça” të datës 24 shtator 2019, raporton Gazeta “Enigma”.
Për këtë protestë për gazetën “Enigma”, kanë folur nga sindikata që i mbron të drejtat e punëtorëve të Trepçës. Gani Ibishi, kryetar i sindikatës, ka bërë të ditur se protestuesit e pakënaqur me mbarëvajtjen e konkursit për punësim po qëndrojnë jashtë minierës, në një shatorr. “Këta janë persona që nuk i kanë pranu në punë. Këta janë të njëjtin që kanë protestuar në korrik dhe tash procedura është në Gjykatë. Ne nuk kemi informacione shumë për ta, por e di që e kanë vendosur një shatorr dhe po qëndrojnë pranë minierës”, tha Ibishi për Gazetën “Enigma”.
Ndër të tjera ai shtoi se si sindikatë e përkrahin protestën, dhe shpresojnë se ankesat e tyre të shkojnë në adresën e duhur. “Ne nuk kemi asgjë kundër, ne e përkrahim protestën, nëse ekziston mundësia me i marr në punë si këta si persona të tjerë, por ne nuk jemi ekzekutiv që mund të vendosim, por ne jemi sindikatë dhe e kemi për detyrë që t’i respektojmë çfarëdo vendimi të tyre”, ka thënë Osmani.
Ndërkohë protestuesit janë zotuar se do të jenë të qetë dhe se nuk do të ketë provokime dhe as ofendime, dhe se kërkesa e tyre e vetme është punësimi./Gazeta Enigma.