Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka njoftuar se janë të gatshëm për rritjen e kapacitetit të ulëseve në “Fadil Vokrri”.
Ademi në një postim në Facebook ka shkruar se stadiumi i kryeqytetit do të rritet për 8000 ulëse.
Për këtë projekt, kryetari i Federatës ka thënë se pret përgjigje nga institucionet lokale e qendrore.
“Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse.
Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm” shkruan Ademi në njoftim.
/Gazeta Enigma/