Osmani për marrëveshjen për energji: Progresi i arritur sot, i një rëndësie vendimtare

Osmani për marrëveshjen për energji: Progresi i arritur sot, i një rëndësie vendimtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për marrëveshjen për energjinë të arritur sot me Serbinë në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se progresi i arritur sot është i një rëndësie vendimtare, teksa ka theksuar se Kosova ka treguar se është konstruktive.

Osmani ka shtuar se Kosova tani hapi kyç është zbatimi i marrëveshjes.

“Progresi i arritur sot në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë është i një rëndësie vendimtare. Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces. Tani zbatimi është hapi kyç përpara”, ka shkruar presidentja Osmani në Twitter.

Related Articles