“Do të vazhdojmë punën për një të ardhme energjetike më të ndritshme”

Kryeministri, Albin Kurti, premtoi drejtësi sociale edhe në sektorin e energjisë, raporton Gazeta Enigma.

“Do të vazhdojmë punën për një të ardhme energjetike më të ndritshme, më të qëndrueshme dhe në shërbim të zhvillimit të shtetit tonë”, deklaroi Kurti  në mbledhje të qeverisë.

Këto komente vijnë një ditë pasi kryenegociatorët në dialogun Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimit Evropian, u dakorduan për një udhëzues për implementim të marrëveshjes për energji.

Kjo marrëveshje parasheh faturimin dhe arkëtimin edhe në veri të vendit. /Gazeta Enigma/

Related Articles