Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri përmes një konference për media e ka quajtur arbitrar vendimin e kryeparlametarit, Glauk Konjufca që ndërpreu seancën e Kuvendit.
Tahiri tha se rreth 80 deputetë ishin në sallë dhe s’kishte arsye që të ndërprehet seanca.
“Në mënyrë të paprecedentë në mënyrë arbitrare është ndërprerë seanca e Kuvendit pikërisht kur ishim te pika për Trustin. Nëse do të ndërpritet seanca apo të vazhdojë kjo vendoset me mocion procedural e jo kryetari i Kuvendit. Ju e patë se ishim prezentë rreth 80 deputeë dhe s’kishte arsye që të mos vazhdohet”, tha Tahiri.
Ai poashtu tha se VV-ja ka përkushtim të madh që ta pengojë Ligjin që mundëson tërheqjen nga Trusti.
“Nuk e di se cilat kanë me qenë nesër arsyet për ta bllokuar këtë iniciativë. VV ka një përkushtim tepër të madh që kjo iniciativë ligjore në pengesën e saj, sikur të kishin pasë përkushtim kaq të madh në qeverisjen e vendit besoj se s’kish ardhë puna me e kërku tërheqjen e parave tona”, u shpreh ai.