Një person është therur me thikë sot pasdite në Prizren, derisa kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën ‘Muharrem Hoxhaj’ në Prizren, ku pas një fjalosjeje, i dyshuari me inicialet R.B., e ka goditur viktimën në abdomen, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Policia bën të ditur se i dyshuari në fjalë dhe një person tjetër me inicialet A.Sh., janë arrestuar.
“Viktima është duke u trajtuar në spital dhe për momentin, sipas mjekut kompetent gjendja e tij është e rëndë. Patrullat policore, në koordinim me hetuesin kujdestar dhe prokurorin kujdestar, janë duke ndërmarre veprimet e para hetimore lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit”, bëhet e ditur nga Policia.
Ndaj të dyshuarve me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësinë e provave janë gjetur dhe sekuestruar një gyp i metaltë dhe një thikë.