Shefi i Politikës së Jashtme të BE’së, ka folur pas Samitit të BE’së me Ballkanin Perëndimorë, ai është shprehur i zhgënjyer më vetë Bashkimin Eropian, siç ka thënë ‘nuk jemi aty ku duhet të ishim, sa i përket Ballkanit Perëndimor’.
Borrell duke folur rreth Samitit që BE ka zhvilluar me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka shprehur dëshpërimin e tij ndaj vendimmarrjes së BE’së.
“Ne nuk jemi aty ku duhet të ishim, sa i përket Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Borrell.
Duke e pranuar dështimin e BE’së për premtimin ndaj Ballkanit Perëndimore, ai ka thënë se sot do të duhej të kishim nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e për këtë nuk mund ta fshehë zhgënjimin.
“Sot do të duhej të kishim nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, ne duhet ta rregullojmë këtë. Ne duhet ta ri-mendojmë se si arrihet deri të vendimet në BE. Ne duhet të punojmë për një integrim me të mirë dhe me të shpejt të njerëzve të BP, unë do ta bëj këtë në Këshillin e Punëve të Jashtme.”, tha Borrell.
“Ne duhet të punojmë që ta mbajmë gjallë vullnetin e perspektives Europiane. Integrimi në BE i BP do të thotë paqe, demokraci dhe prosperitet në Europë, ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë”. tha tutje Borrell.
The EU integration of the #WesternBalkans means peace, democracy and prosperity in Europe.
We continue working for it and for keeping the flame of the European perspective alive.https://t.co/5ph32QqUql pic.twitter.com/lB2K486FrH— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 23, 2022