Arrihet marrëveshja, Mevlan Zeka futbollisti më i ri i SC Gjilani

Arrihet marrëveshja, Mevlan Zeka futbollisti më i ri i SC Gjilani

Sport Club “Gjilani” është qëndruar në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku po e zhvillon fazën përgatitore pak ditë para ndeshjeve në garat evopriane.

Ditë më parë u raportuar në media se Mevlan Zeka do të jetë përforcimi i radhës i gjilanasve.

Gazeta Enigma mëson tashmë se palët kanë nënshkruan kontratën 2-vjeçare për të bashkëpunuar me ish-futbollistin e Ballkanit.

Zeka pritet që të prezantohet gjatë orëve në vazhdim.

Gjithashtu, mësohet se së shpejti pritet të ketë edhe risi tjera tek “kuqebardhët”.

Deri më tani SC Gjilani ka zyrtarizuar vetëm qendërmbrojtësin Besart Krivanjeva.

/Gazeta Enigma/

Related Articles