Pogba te Juventusi, punë e kryer, francezi kthehet në Itali pas gjashtë viteve

Pogba te Juventusi, punë e kryer, francezi kthehet në Itali pas gjashtë viteve

Paul Pogba do të jetë lojtar i ri i Juventusit për sezonin 2022/2023.

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Pogba dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje që francezi t’i bashkohet italianëve, shkruan Gazeta Enigma.

Sot përfaqësuesit e Pogbës dhe Juventusit janë takuar në Milano ku janë pajtuar për nënshkrimin e kontratës e cila ka mbetur vetëm që ta nënshkruhet.

29-vjeçari do t’i bashkohet Juventusit si transfer i lirë pas skadimit të kontratës te Manchester Unitedit.

Romano bën të ditur se për Pogbën kishte shfaqur interesim edhe Manchester City, por francezi dëshironte vetëm Juventusin.

Kujtojmë që Pogba ishte larguar nga Juventusi në vitin 2016-të për t’iu bashkuar Unitedit për 105 milionë euro.

Related Articles