Itali: Arrestohen dy kosovarë

Itali: Arrestohen dy kosovarë

Dy të rinj me origjinë nga Kosova, një burrë dhe një grua, janë arrestuar për planifikim sulmi terrorist në Itali, me mjete shpërthyese në emër të IS-it.

Gjyqtari i Gjykatës së Trentos vetëm ndaj burrit ka vendosur masën e paraburgimit në arrest shtëpie, me detyrimin e byzylykut elektronik.

Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, prej kohësh kanë ndërmarrë një rrugë radikalizmi të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet.

Hetimet policore zbuluan se të dyshuarit mund të ishin trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe do të kishin planifikuar të kryenin një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste të Shtetit Islamik (IS).

Sipas planeve të tyre, pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste.

Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike – për prodhimin e mjeteve shpërthyese.

Related Articles