Ahmeti: Vaksinimi, e vetmja zgjidhje për ta parandaluar COVID–19

Ahmeti: Vaksinimi, e vetmja zgjidhje për ta parandaluar COVID–19


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas publikimit të raportit 24-orësh të IKSHPK-së për rastet e reja me COVID – 19,  ka deklaruar se pavarësisht uljes së rasteve të infeksionit, vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme, raporton Gazeta “Enigma”.

LEXO EDHE: Katër të vdekur dhe 153 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

“Sipas statistikave zyrtare të IKSHP deri më sot në Prishtinë kemi regjistruar 40 mijë raste me COVID 19, dhe 350 persona kanë vdekur nga virusi. Sot, aktiv i kemi 352 raste.  Si duket edhe kjo valë u ngadalësua.  Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi valë të tjera.  Vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme”, shkroi Ahmeti në rrjetin social “Facebook”./Gazeta Enigma

Related Articles