Një person i moshuar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Gjilan.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se mëngjesin e sotëm kanë pranuar informacione se një person dyshohej se ishte në rrezik për jetën dhe i njëjti ka nevojë për ndihmë.
Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku në rrugën ‘Madeleine Albright’ ka gjetur të shtrirë në tokë burrin e moshuar, të cilin e kanë transferuar me autoambualncë në spital.
Pas ekzaminimeve mjekësore dhe tentativës për ta reanimuar, mjeku kujdestar ka konstatuar se personi ka ndërruar jetë, por që nuk dihet ende shkaku i vdekjes.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që çojnë në zbardhjen e rastit.
Prokurori e ka cilësuar rastin si ‘Vdekje të dyshimtë’ dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.