Atë që nuk arritën t’a bëjnë përfaqësuesit e tyre, qytetarët po synojnë t’a kryejnë vetë.
Ndonëse dështoi herën e parë, projektligji për tërheqjen e Trustit mund të shkojë prapë në kuvend, kjo nëse arrihen 10 mijë nënshkrime në peticionin që filloi të shtunën.
Organizimi i parë i vullnetarëve u bë në Fushë Kosovë. Si në rrugën qendrore të këtij qyteti po planifikohet edhe në komuna tjera, nga e hëna.
Projektligji për trustin ka dështuar të marrë votat për miratim në lexim të parë, të enjten. Nga 102 deputetë që ishin në sallë, 44 votuan pro, 57 kundër dhe një abstenoi.