Valmir Veliu është futbollisti më i ri i klubit të madh turk, Gaziantep FK, raporton Gazeta Enigma.
22-vjeçari ka nënshkruar kontratë për tre vitet e ardhshme ku do ta djersitë fanellen e GFK.
Sulmuesi anësor ka qenë njëri ndër futbollistë më premtues viteve të fundit në futbollin kosovar.
Veliu me skuadrën e Llapit arriti të shkëlqej në edicionin e fundit ku në 31 ndeshje ai realizoi dhjetë gola dhe dhjetë asistime.
Klubi i Llapit ka përfituar 180 mijë euro nga shitja e Valmir Veliut te Gaziantepi, ndërsa ka mbajtur 15 % të kartonit të tij. Kështu ka mësuar ‘Koha’ të dielën nga burime të afërta me lojtarin.
/Gazeta Enigma/