Një përleshje ka ndodhur mes dy grupe të shqiptarëve në aerportin e Umbrias.
Sipas mediave italiane rrahja ka ndodhur derisa ata ishin duke qëndruar për të bërë check-in.
Rrahja mes shqiptarëve ka ndodhur pasditës së shtunës.
Një nga dëshmitarët i cili kishte qenë i pranishëm në ngjarje tha se kjo i përngjante një skena të sporteve luftarake MMA, shkruan Abcnews.al .
“Një prej shqiptarëve përfundoi në tokë, ndërsa tjetri e kapi dhe vazhdoi ta godiste me grushte, ishte si një raund i MMA”- tha dëshmitari.
Patjetër u dashtë ndërhyrja e policisë.
Tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.
VIDEO