Një grua nga komuna e Ferizajt është zhdukur tash e dy ditë.
Sipas policisë rastin e ka paraqitur një mashkull gjatë ditës së djeshme.
“Më 26.06.2022 një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.