Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti i cili ka ndodhur rreth orës 19:20 në Qyshk të Pejës, shkruan Gazeta Enigma.
Lajmin për Gazetë Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 19:20 në Qyshk të Pejës ka ndodhur një vetë-aksident, ku një pjesë e mburojës së rrugës është futur brenda veturës”, tha Gashi për Enigmën.
Tutje ai ka njoftuar se “se i lënduari është dërguar për tretman mjekësorë, ku pastaj është liruar për në shtëpi”.
Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet policore të hetuesisë dhe po merren me rastin./Gazeta Enigma/