Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin nga monitorimi i punës së Gjykatës Speciale ku sipas tyre kjo gjykatë ka treguar mosefikasitet në kryerjen e misionit të saj.
“Në krahasimin e bërë mes Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë vihet re një disproporcion i madh kohor i ndërmarrjes së veprimeve nga këto dy institucione. Përderisa në të parën vetëm një vit pas themelimit është ngritur aktakuza e parë , ZPS-së i janë dashur pothuajse pesë vite nga themelimi që të ngrisë aktakuzat e para pa i numëruar këtu edhe kohën nga krijimi i Task Forcës Hetimore speciale që kishte funksionuar brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës nga vitit 2011″.
“Derisa në Gjykatën Speciale gjykimi i parë ka filluar tek më 15 shtator 2022, 6 vite pas themelimit, në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi nga viti 1996 deri në vitin 2004, pra për një periudhe kohore prej tetë vitesh kanë përfunduar në shkallë të parë tetë raste”, thuhet ndër të tjera në raportin e publikuar nga IKD-ja në një konferencë per media. /Gazeta Enigma/