​Raportimi i Hajdarit vazhdon me tensione, kësaj radhe përplasje mes Lekajt dhe Hysenit

​Raportimi i Hajdarit vazhdon me tensione, kësaj radhe përplasje mes Lekajt dhe Hysenit

Kanë vazhduar përplasjet ndërmjet pozitës dhe opozitës në Komisionin për Ekonomi lidhur me investimet strategjike në Kosovë.

Kësaj radhe përplasja ndodhi ndërmjet deputeti Pal Lekaj të AAK-së dhe deputetit të VV-së Driton Hyseni.

Deputeti Lekaj tha se aktualisht investitorët e huaj mendojnë se në Kosovë duhet të vijnë me pancir, për shkak siç tha ai mungesës së sigurisë për investime dhe klimës se keqe për të investuar.

“Keni ulëritur sa keni qenë në opozitë se s’ka investime, ndërsa tash s’ka asnjë investitorë strategjikë. Pastaj, shumë investitorë mendojnë se në Kosovë duhet të vijnë të investojnë në Kosovë me pancir, për shkak të klimës së rëndë për investime”, tha Lekaj duke iu drejtuar ministres Hajdari se nuk është e denjë për të qenë ministre.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti nga VV, Driton Hyseni, i cili kërkoi argumente për këtë.

Ndaj deputetit Lekaj ka reaguar edhe ministrja e MINT, Rozeta Hajdari.

“Unë nuk mund të shkoj në burg për ato kompani që nuk i plotësojnë kriteret. Prandaj me kujdes dhe maturi i shqyrtojnë aplikacionet për statusin e investitorit strategjik”, tha ajo gjatë raportimit në Komision për Ekonomi.

Related Articles