Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se qeveria që ai drejton, ka pranuar me shumë shqetësim raportimet për ngritje të çmimeve të bukës.
Sikurse me atë të naftës, Kurti u shpreh sot se pritet të diskutojnë për masat tjera në këtë rast, për të mos lejuar dëmtimin dhe shfrytëzimin e konsumatorëve qytetarë të Kosovës.
”Ne i kemi marrë me shumë shqetësim këto informacione për çmime të rritura të bukës, që është ushqimi më elementar për qytetarët e Republikës së Kosovës. Kemi përcaktuar ‘tavanin’ e çmimit për naftën, e duhet të shohim se çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që të mos shfrytëzohen e të dëmtohen konsumatorët tanë. Duhet të shohim vlerësimin e mintit, e të marrim masa si qeveri që ta mbrojmë konsumatorin qytetar nga ata që mund ta keqpërdorin situatën e të abuzojnë në këtë kohë krize”, është deklaruar Kurti.