Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë është takuar me krerët e partive opozitare.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se në takimet e tij me krerët e opozitës është informuar për gjendjen e dialogut dhe opinionet e vlerësimet e tyre.
Ai ka thënë se e mirëpret mbështetjen e opozitës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Postimi i plotë:
Në ditën e dytë në Kosovë u takova me lidershipin e partive kryesore opozitare shqiptare të Kosovës për tu informuar mbi gjendjen e dialogut dhe për të dëgjuar opinionet dhe vlerësimet e tyre. E mirëpres mbështetjen e tyre të fortë për Dialogun.