Abazoviqi arrin në Beograd, pritet me ceremoni shtetërore nga Bërnabiqi (VIDEO)

Abazoviqi arrin në Beograd, pritet me ceremoni shtetërore nga Bërnabiqi (VIDEO)

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka arritur në Beograd për vizitë zyrtare.

Ai është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia e tij serbe, Ana Bërnabiq.

Abazoviqi do të qëndrojë në Serbi për dy ditë dhe përveç Bërnabiqit, do të takohet edhe me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeparlamentarin Ivica Daçiq.

Dritan Abazoviq e kishte paralajmëruar vizitën në Beograd nga Ohri, ku kishte marrë pjesë si vëzhgues në Samitin e “Ballkanit të Hapur”.

Madje, ai kishte thënë se fakti që vizita e tij e parë në rajon do të jetë në Beograd tregon se po vjen një kohë më e mirë për bashkëpunim mes dy vendeve.

VIDEO

Related Articles