Kurti: Asnjëherë s’kam dhënë premtime për liberalizimin e vizave

Kurti: Asnjëherë s’kam dhënë premtime për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Ai i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj i cili deklaroi s’duhet prodhuar lajme, por politika.

Pas kësaj, Kurti tha se është kryeministër që asnjëherë nuk ka bërë premtime, apo afate në lidhje me liberalizimin e vizave.

“Unë jam kryeministër i cili asnjëherë nuk ka bërë premtim me afate lidhur me heqjen e regjimit të vizave për qytetarët.As në fushatë, as në kohë tjetër.Keni pasur shembull kur thuhej 15 muaj, 19 ditë, sivjet, vitin e ardhshëm, mua s’më keni dëgjuar ashtu.Sepse e di se ajo punë nuk varet prej nesh, derisa 95 kritere ishin plotësuar, mirëpo skepticizmet ishin të brendshme të vendeve anëtarë , e jo të institucioneve.”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se Komisioni Evropian për dy herë radhazi ka rekomanduar liberalizimin e vizave, por vazhdon të ketë vende të cilat e refuzojnë këtë.

“Në muajin e ardhshëm bëhen katër vjet që Komisioni Evropian për herë të dytë ka rekomanduar liberalizimin e vizave, por kjo s’po ndodhë për shkak të ndonjë vendi anëtar, që ende refuzon.Ka ndonjëherë deklarata nga Brukseli që nuk janë në linje as me vetë Brukselin, e ne përpiqemi që me durim e përkushtim ti sqarojmë, por s’kemi se çfarë më shumë të bëjmë se sa kaq.Ndërkaq sa i përket programit programit të NATO-s për partneritet për paqe…ne kemi marrë pjesë me shumë ushtarë e vende mikpritëse.”, theksoi ai.

Kurti tha se ajo çfarë po bëhet për mbrojtjen e vendit dhe ushtrinë e Kosovës, është rritja e buxhetit.

“Kemi qenë edhe në zbarkimin e përbashkët me SHBA, në Kuvajt. Kosova është vlerësuar si kontribuuese në sigurinë globale.Ajo çfarë bëjë unë për mbrojtjen e vendit dhe ushtrinë e Kosovës, është rritja e buxhetit.

Se kur do të na pranojnë, e kur e si një masë e konsiderueshme e dini se nuk varet nga ne.

Related Articles