149 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë

149 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 986 testime, 149 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta Enigma.

Gjithashtu sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët janë dhënë 57 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.590 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.740 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.221 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 43 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 592. /Gazeta Enigma/

Related Articles