Vitia i replikon Tahirit: Pse nuk i ke blerë vaksinat kur ke qenë zëvendëskryeministër?

Vitia i replikon Tahirit: Pse nuk i ke blerë vaksinat kur ke qenë zëvendëskryeministër?

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar thirrjes së shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili i bëri thirrje për blerjen e vaksinave sa më parë që të jetë e mundur, raporton Gazeta Enigma.

Vitia iu përgjigj Tahirit duke e pyetur se pse nuk i ka blerë në kohën kur ai ka qenë zëvendëskryeministër, pasi që ky i fundit tha se Qeveria Kurti tash e 45 ditë nuk ka një plan qeverisës dhe se sipas tij kjo qeveria konsiderohet Qeveria më e dopt.

“Ka shumë vende që kanë filluar t’i blejnë vaksinat shumë mëherët se ne. Pse nuk i bletë kur ishit deri më 23 mars. E di saktë që zoti Tahiri ju jeni njoftuar shumë mirë me procesin e negociatave. Po ju them atë që ju kam thënë edhe në mbledhjen e kaluar, unë kam thënë vinë shpejt por kam thënë në muajin maj. Sot jemi më 6 maj, më 4 maj ka ardhur një kontingjent dhe do të vazhdojnë edhe kontingjentet tjera. Gjatë majit kam thënë se do të fillojë furnizimi i cili nuk do të ndalet. Për këtë ju garantojë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, sa i përket kërkesave për faljen e gjobave të bisneseve, ai ka thënë se këto mesazhe janë të gabuara.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles