Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bërë thirrje për kujdes të shtuar, pasi ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve me COVID-19.
Ai është shprehur se pandemia ende nuk ka përfunduar dhe se kemi ende rrugë për të bërë deri në fundin e saj.
“Variantet e reja dhe zbehja e kujdesit ndaj virusit, përbëjnë një rrezik real për ne dhe familjet tona. Sidomos për ata që nuk janë vaksinuar ende. Kjo mund të sjell vështirësi të tjera për personelin shëndetësor dhe të kthejnë pamjet dhe përjetimet e rënda në spitalet tona.Prandaj, na duhet patjetër ta rrisim kujdesin, për të evituar kthimin e kufizimeve të rënda, të cilat nuk i do askush nga ne, por që në situata të caktuara imponohem”, ka shkruar Latifi.
Ai u bëri thirrje edhe bashkëatdhetarëve që të vaksinohen.
“Jemi në stinën e pushimeve verore dhe vendi ynë pret që ditëve dhe javëve në vijim, shumë mërgimtarë të vijnë në Kosovë, për t’u bashkuar me familjet e tyre dhe për të ndarë momente gëzimi dhe përjetime të ndryshme me të gjithë ne.Ata do të vijnë në shtëpitë, familjet dhe në vendin e tyre të dashur dhe ne, si gjithmonë, i mirëpresim”.
“Ju lusim që t’i shfrytëzoni mundësitë e ofruara në vendet prej nga vini dhe të vaksinoheni. Nëse se keni bërë këtë, do t’u ofrojmë çdo mundësi që vaksinën te marrin në Kosovë, për të pasur pushime të rehatshme e të shëndetshme”, shkroi ai ndër të tjera.