Në seancën e sotme të Kuvendit, në rend dite ka qenë projektligji për deklarimin e pasurisë.
Projektligji për deklarimin e pasurisë nuk kaloi, vetëm 59 deputetë ishin pjesë.
Nuk ka korum për projektligjin për deklarimin e pasurisë.
I njëjti ligj parasheh që edhe profesorët mirëpo edhe doktorët të deklarojnë pasurinë.
Ishte pikërisht kjo pikë që shkaktoi përplasje mes pozitës dhe opoztës në Kuvend.
Kjo e fundit kërkoi me ngulm që këto dy kategori të hiqen nga obligimi për ta deklaruar pasurinë.
Sidoqoftë, kjo u kundërshtua nga partia në pushtet, Vetëvendosje, e cila përveç që nuk e përkrahu këtë propozim, tha se opozita nuk ka dërguar as amandamente për ta mbështetur kërkesën e tyre
/GazetaEnigma