Kurti takohet me bordin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP)

Kurti takohet me bordin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP)

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim anëtarët e bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Duke theksuar rëndësinë që ka ARKEP-i si rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare, kryeministri Kurti theksoi mbështetjen për këtë institucion drejt jetësimit të vizionit për zhvillim të këtij sektori.

“Në takim u bisedua për aktivitet në të cilat është duke u angazhuar ARKEP-i, drejt krijimit të një tregu konkurrues, i cili zhvillon shoqërinë informative në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Po ashtu u bisedua për sfidat dhe mundësitë për zhvillim të sektorit të komunikimeve elektronike në Kosovë, si dhe shërbimeve telekomunikuese, që përmbushin kërkesat e konsumatorëve.

Në takimin e përbashkët ishin kryetari i Bordit të ARKEP-it, Nazim Rahimi dhe anëtarët Lule Ahmedi, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku Rizaj dhe Arijan Qorolli.

Related Articles