Ekipet në Superligën e Kosovës kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë.
Klubi Futbollistik “Malisheva” e cila përmes barazhit arriti të siguroj edhe për një vit pjesëmarrjen në Superligë është duke menduar për prurjet e reja në skuadër, ku tashmë veçse i ka zyrtarizuar dy transferime.
Gazeta Enigma mëson se skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi do t’i fillojë stërvitjet ditën e hënë më 4 korrik.
Malisheva deri më tani ka zyrtarizuar Fiton Hajdarin nga Gjilani dhe Qlirim Avdullin nga Ulpiana.
/Gazeta Enigma/