Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i akademik Fehmi Aganit, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.
Ai tha se veprimtaria e Profesor Aganit për kombin ka spikatur si në fushën e shkencës, edukimit si dhe në jetën atdhetare e politike.
“Fehmi Agani ishte intelektual i rrallë, politolog dhe sociolog, profesor në Universitetin e Prishtinës, si dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Jo rastësisht e quanin ‘truri i lëvizjes paqësore’. Puna dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Prof. Aganit për lirinë dhe pavarësinë e vendit nuk mund të ndalej nga armiku serb, pos me eliminimin e tij fizik, ashtu edhe siç ndodhi fatkeqësisht, kur u vra më 6 maj 1999 afër Lipjanit.
Jeta dhe vepra e tij janë testament për kohën dhe shumë breza që vijnë, ndërsa emri i tij është skalitur në gurthemelin e shtetit të Kosovës”, tha ai.
Postimi i plotë: