Kroacia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Kroacia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur në takime ndaras ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Takimi ndërmjet presidentes Osmani dhe ministrit Radman, marrëdhëniet ndërmjet dy popujve dhe shteteve janë vlerësuar të shkëlqyeshme që nga periudha e viteve të 90-ta e deri më sot, ndërkohë që të dy palët kanë shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit në aspektin bilateral dhe multilateral.

“Presidentja Osmani u njoftua se kërkesa e saj më 15 prill 2021 për një donacion simbolik të vaksinave kundër COVID-19 nga Kroacia ka marrë përgjigje pozitive, ndaj sot Ministri Grlić Radman solli lajmin e mirë për donacion prej 10 mijë vaksinash për qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më tej, presidentja Osmani ka theksuar se procesi i dialogut me Serbinë nuk duhet ndërlidhur me liberalizimin e vizave, ngase sipas saj Kosova tashmë ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash, pavarësisht se ka pas dyfish kritere më shumë se sa vendet e tjera.

Osmani ka kërkuar mbështetjen kroate në këtë proces dhe ministri Grlić Radman rikonfirmoi mbështetjen e Kroacisë.

“Kosovës duhet t’i jepet liberalizimi i vizave menjëherë, sepse Kosova i ka plotësuar kriteret ndërkaq BE-ja duhet ta mbajë premtimin e jo ta konsiderojë liberalizim si peng të procese të tjera”, ka theksuar Osmani.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë të mirëpres sot Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman. Pas kërkesës që i kam bërë…Posted by Vjosa Osmani on Thursday, May 6, 2021

Related Articles