Policia del me detaje rreth djegies së kamionëve në Zubin Potok

Policia del me detaje rreth djegies së kamionëve në Zubin Potok

Tre kamionë janë përfshirë nga zjarri të shtunën në Zubin Potok, raporton Gazeta Enigma.

Sipas policisë, zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin, por që dy nga kamionët janë djegur tërësiht ndërkaq njëri pjesërisht.

Fsh. Zupce, Zubin Potok 02.07.2022 – 02:30. “Dy ankues meshkuj kosovar kanë raportuar se, në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë automjetet e tyre (kamion). Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Si pasojë, dy kamion janë djegur tërësisht, ndërsa një pjesërisht. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles