Ballkani-Zalgiris, biletat mund t’i gjeni edhe në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

Ballkani-Zalgiris, biletat mund t’i gjeni edhe në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se kanë filluar shitjen e biletave për ndeshjen e nesërme edhe në mënyrë fizike.

Takimi mes Ballkanit dhe Zalgiris luhet nesër nga ora 20:00, në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ballkani fillimisht shiti biletat online, por pas kërkesave të shumta kanë filluar edhe shitjen e biletave në mënyrë fizike.

Ja postimi i klubit:

“Të dashur tifozë????????

Për shkak të kërkesave të shumta për t’u pajisur me biletë ne menyre fizike, për lojën e nesërme kundër Zalgiris, ato janë duke u shitur edhe FIZIKISHT, te sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Nuk keni arsye për të munguar, pajisuni me biletë e shihemi në stadium”, shkruan FC Ballkani.

Related Articles