Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Likoshan të Drenasit, ku një fëmijë është mbytur një në pishinë.
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një vajzë 1-vjeçare, e cila ka humbur jetën në pishinën për fëmijë.
Vdekjen e fëmijës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Hetimet për rastin kanë filluar ndërkohë që ende s’dihen detaje të tjera.