Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë gjatë një diskutimi në Forumin e organizuar nga “Qendra për Perspektivë Evropiane”, në Slloveni se “Serbia ende flen në varrezat masive të shqiptareve”.
Gjatë këtij forumi, të martën ajo ka thënë se “nuk e urren Serbinë e as serbët”.
“Por s’mund ta pranojë mocionin e barazisë mes agresionit dhe viktimës”.
Ajo e ka përshkruar historinë e saj, ku është dashur të largohet nga shtëpia për shkak të luftës si refugjate.
“Kështu si unë edhe shumë qytetarë tjerë të Kosovës janë larguar nga shtëpitë e tyre”.
Ajo ka folur për interesimin e Kosovës për marrëveshje me Serbinë.
“Por ata nuk duan përkundër se kanë kryer gjenocid në Kosovë”, ka thënë Osmani.
Ka shtuar se edhe tash Serbia është pozicionuar kah presidenti rus Vladimir Putin.
“Prej Serbisë mund të ketë destabilizim të Ballkantit”, ka thënë Osmani.