1.78 cent është caktuar çmimi i naftës për litër në vend, ndërsa 1.74 për benzinën.
Për dallim nga vendimi i djeshëm i qeverisë, nafta këtë të mërkurë do të jetë një centë më lirë, kurse benzina për dy centë, ndërkaq gazi ka mbetur njësoj më 0.78 për litër.
Çmimet tavan vendosen nga Ministria e Tregtisë për çdo ditë në orën 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orë.